Shejhu i Ez’herit shpreh vlerësimin e tij për deklaratat e Presidentit Es-Sisi dhe Kryeministrit të Malajzisë, si dhe konfirmon vazhdimin e misionit të Ez’herit në përhapjen e shkencave fetare dhe në shërbim të Islamit
Imami i Madh, Prof. Dr. Ahmed Et-Tajjib, Shejhu i Ez’herit Sherifit, shprehu vlerësimin e tij të thellë për deklaratat e Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, Abdulfetah Es-Sisi, në lidhje me Ez’herin Sherifë, për lavdërimet e tij ndaj përpjekjeve të dijetarëve të këtij institucioni, si dhe për vlerësimin e rolit të tij historik, që shtrihet në më shumë se një mijë vjet, dhe të përpjekjeve të tij të vazhdueshme në përhapjen e mendimit islam të rrugës së mesme dhe të moderuar, në përkujdesjen ndaj studentëve të dijes dhe në pritjen e tyre nga vende të ndryshme të botës.
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Shkëlqesinë e Tij, z. Enver Ibrahim, Kryeministër i Malajzisë.
Në këtë kontekst, Shejhu i Ez’herit shpreh gjithashtu vlerësimin e tij për deklaratat e Kryeministrit malajzian, në të cilat ai vlerësoi rolin shkencor dhe misionar të Ez’herit Sherifë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për mbështetjen e bashkëpunimit në fushat e arsimit fetar dhe të gjuhës arabe. Ai theksoi se ky vlerësim i ndërsjellë nga të dy udhëheqësit pasqyron thellësinë e lidhjeve historike dhe vëllazërore që bashkojnë dy vendet dhe dy popujt vëllezër.
Shejhu i Ez’herit konfirmon se Ez’heri do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij historike dhe misionin e tij universal në përhapjen e mendimit të ndritur dhe në rrënjosjen e vlerave të mesatarizmit. Ai do të vazhdojë gjithashtu të ofrojë përkujdesje të plotë për bijtë e myslimanëve që vijnë për të studiuar në këtë institucion nga të gjitha anët e botës, si dhe të mirëpresë dijetarë, imamë dhe predikues për t’i trajnuar në “Akademinë Ndërkombëtare të Ez’herit për Trajnimin e Imamëve, Predikuesve dhe Studiuesve të Fetvave”.
Krahas kësaj, do të forcohet edhe roli i “Qendrave të Ez’herit për Mësimin e Gjuhës Arabe” në mbarë botën, në shërbim të gjuhës së Kur’anit Famëlartë, si dhe për rrënjosjen e kulturës së dialogut dhe të njohjes së ndërsjellë, në mbështetje të paqes botërore, bashkëjetesës njerëzore dhe në shërbim të çështjeve të Islamit dhe të muslimanëve.
(www.instagram.com/officialazhareg)


