Paraditën e së mërkurës, më 19 korrik 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët e qytetit, me të cilët diskutoi larminë e aktivitetit fetar, social e kulturor në prag të Kurban Bajramit.
U diskutua edhe programin 10 javor i hytbeve të xhumasë në xhaminë e fshatit Luarëz, Velipojë, në shërbim të vizitorëve të shumtë që vijnë të falen në këtë xhami.
Njëkohësisht u paraqit edhe një program me aktivitetet që i paraprijnë Kurban Bajramit, trajnimit të haxhilerëve të këtij viti, ceremonisë së përcjelljes së tyre etj.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Imam Didmar Faja, imam i Qendrës së Bashkuar Islame të Arizonës, i cili ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shkodër.
Imami i nderuar falënderoi të pranishmit për angazhimet e tyre në shërbim të Thirrjes Islame, si dhe bëri një prezantim të aktivitetit të tij në rritje në ShBA.
Më herët, Myftiu shprehu mirënjohjen e tij për këtë prani të thirrësit islam shqiptar, Imam Didmar Faja, në mesin e teologëve të Shkodrës dhe i uroi atij mbarësi në angazhimet e suksesshme në Amerikë dhe Meksikë, ku me qindra qytetarë të këtyre vendeve janë bërë muslimanë para duarve të tij.