Në kuadër të sezonit veror 2017, ku shumë pushues nga Kosova dhe emigracioni, vijnë për të kaluar pushimet e tyre në vendin tonë, me propozim dhe kërkesë të vazhdueshme të imamit të nderuar të xhamisë së fshatit Luarëz, z. Hajrullah Jakupi, për qarkullimin e disa imamëve për ligjëratën e xhumasë në këtë xhami për shkak të pjesëmarrjes së madhe, Myftinia Shkodër, sheh të arsyeshme zhvillimin e këtij programi dhjetë javor, me qëllim pasurimin e aktivitetit të saj në xhaminë e fshatit Luarëz dhe paraqitjen e temave të larmishme nga hatibët më të afirmuar të qytetit.
Duke nisur nga kjo e xhuma, më 21 korrik 2017, ligjëruesit kryesorë të Shkodrës, do të prezantojnë me hytbet e tyre në ceremonitë e ditës së xhuma në këtë xhami.
Në takimin e ditës së sotme, më 19 korrik 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, diskutoi me teologët e nderuar programin e hartuar me këtë rast, si vijon:
1. 21 korrik 2017, teologu Ervil Kuçi, tema: “Pastërtia në Islam”.
2. 28 korrik 2017, teologu Adem Pizga, tema: “Familja dhe vlerat e saj në Islam”.
3. 4 gusht 2017, H. Fejzi Zaganjori, tema: “Fjala e mirë, paqtim”.
4. 11 gusht 2017, teologu Hysejn Muça, tema: “Lutja dhe mirësitë e saj në jetë”.
5. 18 gusht 2017, teologu Adrian Uraj, tema: “Mirësjellja, veçori e muslimanit”.
6. 25 gusht 2017, teologu Durim Kasemi, tema: “Kur’ani, udhërrëfim për njerëzinë”.
7. 1 shtator 2017, teologu Idmir Plaku, tema: “Mësime nga leximi i sures {Jusuf}”.
8. 8 shtator 2017, teologu Lavdrim Hamja, tema: “Respekti ndaj prindit”.
9. 15 shtator 2017, teologu Naim Drijaj, tema: “Muslimani dhe mbrojtja e mjedisit”.
10. 22 shtator 2017, teologu Arben Halluni, tema: “Dhikri, ushqim për shpirtin e njeriut”.