Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, viziton Myftininë Shkodër

Ditën e enjte, pasdreke Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt bëri një vizitë në Myftininë Shkodër. Ambasadori Borchardt u prit nga teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Arben Halluni….

Pasi i uruan mirëseardhjen ambasadorit, të dy teologut bënë një tablo të punës së Myftinisë Shkodër dhe aktiviteteve të saj në shërbim të përhapjes së mesazheve të paqes të Islamit dhe ruajtjes e përhapjes së harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shkodër.

U diskutua për problematikat e ndryshme, që shqetësojnë komunitetet fetare dhe rolin që këto komunitete luajnë për ruajtjen e harmonisë, bashkëjetesës dhe përhapjes së mesazheve të shpresës për të ardhmen e Shqipërisë.