Te martën më, 28.05.2019 Meshihati i B.i. në MZ. dhe Mexhlisi i B.i. Ul. Shtruan një iftar modest të përbashkët për miqt, afaristat dhe bashkëpuntorë e vet.
Në iftar morën pjesë Reisi Rifat ef. Fejziq së bashku me bashkëpuntorët e vet nga Meshihati, nënkryetari i parlamentit të MZ.z.Genci Nimanbegu, kryetari i KKSH z. Faik Nika, kryetari i komunës së Ulqinit z. Loro Nrekiq, kryetari i kuvendit z. Ilir Çapuni, ambasadorja e R.Turqisë z-nj Söngül Ozan, koordinatori i Tika-s z.Enver Resuloğulları, nga Bashkësia islame Prizrenit kryetari Besim ef.Berisha dhe kryeimami Orhan ef.Bislimaj si edhe përfaqësuesi nga Myftinia e Shkodrës Naim ef.Drijaj nga ku institucionet e këtyre dy të fundit janë të binjakëzuara me Mexhlisin e B.i.Ul. Po kështu ne iftar kanë qenë të ftuar edhe afaristat vendas të cilët permanent kontribuojnë për Bashkësinë Islame.
Sipas protokollit u realizuan edhe fjalët e rastit.
Si fillim fjalën hyrëse dhe mirëseardhjen e misafirëve e bëri Kryeimami, më pas fjalë rasti patën përfaqësuesit e myftinisë së Prizrenit dhe të Shkodrës. Po kështu fjalë përshendetëse mbajti edhe kryetari i komunës z.Loro Nrekiq dhe në fund Reisi Rifat ef. Fejziq mbajti një fjalim për të pranishmit.
Iftari kaloi në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore.
(Nga: Bashkesia Islame – Ulqin)