Paraditën e së martës, më 19 korrik 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e xhamsë së re në Krye-Bushat.
Xhamia e re, që po ndërtohet mbi vakëfin e shenjtë të kësaj zone, është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër dhe Fondacionit “Mirësia”.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për punën e bërë deri më sot, sikurse udhëzoi për shfrytëzimin e kohës, në mënyrë që xhamia e re të jetë e gatshme sa më parë për besimtarët muslimanë të lagjeve përreth saj.
Myftiu u ndal edhe tek pjesa e mbetur nga varreza e vjetër e kësaj zone, ku spikati disa gurë, që do jenë pjesë e muzeut të trashëgimisë islame të Myftinisë Shkodër.