Myftiu falënderoi imamët në iftarin e përbashkët

Të dielën, më 9 maj 2021, Myftinia Shkodër organizoi iftarin tradicional me imamët e saj.

Në fjalën e rastit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, uroi imamët për punën dhe përkushtimin e tyre dhe theksoi se tubimi i kësaj mbrëmje i ngjan një familjeje, ku çdo antar e di vendin e tij dhe përkushtohet për të ruajtur tabanin dhe genin e saj!

Myftiu tha se përgjegjësia e imamëve është e madhe, sidomos në raport me ruajtjen e harmonisë dhe mosprishjen e tabanit dhe traditave që bashkojnë muslimanët.

Ai shprehu falënderimet e tij për ta dhe u lut që të kenë përherë mbarësi dhe suksese në jetë dhe aktivitet!

Iftari u përshëndet edhe nga drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, i cili falënderoi Myftiun dhe imamët për përkushtimin për të ftuar familjet muslimane të Shkodrës, që fëmijët e tyre të zgjedhin medresenë për edukimin dhe ndjekjen e mësimeve të tyre.