Ai paraqiti dorëheqjen nga posti më i lartë fetar në botë.
Kush është ai?
Imam El-Khudr Husejni
“Imam El-Khudr Husejni ndërroi jetë në vitin 1958, duke u lënë dijetarëve të ymetit dhe reformatorëve të tij një trashëgimi diturie dhe një trashëgimi edhe më të madhe qëndrimesh.”
Ndiqeni serinë për të njohur të tjerë që qëndruan përballë laicizmit.
Përpjekjet e tij në Thirrjen Islame dhe në fushën e dijes
Shejkhu zhvilloi beteja të gjata intelektuale kundër perëndimizimit:
- Shkroi librin “Kritikë ndaj librit ‘Islami dhe bazat e qeverisjes’”, në të cilin hodhi poshtë teorinë laike politike të paraqitur në të.
- Shkroi librin “Kritikë mbi librin ‘Poezia paraislame’”, ku iu kundërvu pretendimeve të Taha Husejnit dhe sulmit të tij ndaj të vërtetave të Kur’anit.
- Themeloi “Shoqatën Islame të Udhëzimit”, për të ringjallur letërsinë e gjuhës së Kur’anit dhe për të luftuar ateizmin.
- Themeloi revistën “Nur El-Islam – Drita e Islamit”, për të ndërtuar një vetëdije të lirë popullore.
Imami i madh – Muhamed El-Khudr Husejn
Dijetar dhe reformator, i lindur në Tunizi, me origjinë algjeriane. Ai emigroi në Egjipt duke ikur nga shtypja e pushtuesit francez, ku e kishin dënuar në mungesë me vdekje, për shkak të thirrjes dhe rezistencës së tij në Damask.
Për shkak të diturisë së tij të gjerë dhe qëndrimeve të tij historike, dijetarët u mblodhën rreth tij, duke u bërë kështu: I vetmi arab me origjinë jashtë Egjiptit që mori postin e Shejkhul-Ez’herit.
Shejkhul-Ez’herit në atë kohë nuk i interesoi shkëlqimi i postit dhe as fuqia e pushtetit. Kur autoritetet këmbëngulën në planin e tyre, ai ua hodhi çallmën në fytyrë, paraqiti dorëheqjen dhe shkroi:
“Më mjafton një gotë qumësht dhe një copë bukë, ndërsa pas dynjasë qoftë lamtumira!”
Në vitin 1954, pushteti i ri në Egjipt dëshironte ta vinte plotësisht nën kontroll institucionin fetar: Duam një Ez’her që ecë sipas vendimeve tona dhe të miratojë shfuqizimin e gjykatave të Sheriatit dhe zhveshjen e sistemit gjyqësor nga identiteti i tij islam.
Ata ushtruan presion të madh mbi Shejkhul-Ez’herin që të kalonin projektet e tyre të perëndimizimit,
Por, u përplasën me një pengesë që nuk e kishin pritur!
(www.instagram.com/rawasekh_kw)





