إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ
“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”
Pas një sëmundjeje të gjatë, ditën e shtunë, më 20 nëntor 2021, ka ndërruar jetë në Francë, vëllai dhe kolegu jonë, H. Bledar Sulejmani (Allahu e mëshiroftë).
H. Bledar Sulejmani ka mbaruar studimet në vitin 2006, në Damask, Siri, në Fakultetin e Thirrjes Islame, pranë Fondacionit “Shejkh Ahmed Keftaro”.
Pas diplomimit, kthehet në Shkodër dhe angazhohet në fushën e thirrjes islame dhe shërben si imam dhe hatib në disa xhami, ku më tepër shërbeu në xhaminë e fshatit Bardhaj.
Para disa vitesh, familja e tij, detyrohet të emigrojë në Francë me qëllim të trajtimit më të mirë të sëmundjes së tij, por kaderi i Zotit e kishte shkruar të ndërrojë jetë në vend të huaj.
Sipas lajmërimit të familjes së tij, varrimi do të bëhet në Francë dhe xhenazja do t’i falet, ditën e martë më 23 nëntor 2021, pas namazit të drekës (ora. 13.00).
Familjarët e tij në fshatin Gur i Zi, presin ngushëllime në shtëpinë e tyre, nga dita e mërkurë deri ditën e diel (24-28 nëntor 2021).
Në shenjë nderimi dhe respekti për vëllanë dhe kolegun tonë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ka dhënë udhëzim për krejt imamët e Myftinisë Shkodër, që ditën e xhuma, më 26 nëntor 2021, pas faljes së namazit të xhumasë, në të gjitha xhamitë tona të falet namazi i xhenazes në mosprani për shpirtin e rahmetliut.
Allahut të Madhëruar i lutemi ta mëshirojë H. Bledari Sulejmanin dhe ta bëjë prej banorëve të xhenetit!