Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë të interesuarit se pas dy vitesh ndërprerjeje rikthehet organizimi i haxhit për besimtarët e vendit tonë.
Bazuar në shkresën e Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite, këtë vit do të mund të kryejnë haxhin të githë besimtarët të cilët fillimisht duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:
- Mosha maksimale e lejuar është 65 vjeç.
- Të interesuarit duhet të jenë të vaksinuar (me dy doza) kundër COVID 19, që janë të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite.
- Testi PCR negativ, i bërë brenda 72 orëve para hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Të gjithë të interesuarit mund të bëjnë regjistrimin paraprak për haxhin 2022 në Myftininë e qytetit të tyre, ose në linkun bashkëngjitur: