NJOFTIM – KURBAN BAJRAMI 1437/2016

Ditën e hënë, më 8 shtator 2016, nën drejtimin e teologut Arben Halluni, njëkohësisht përgjegjës i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, imamët e qytetit u mblodhën në Myftini, për të diskutuar rreth ceremonisë dhe faljes së Kurban Bajramit.

Në një frymë vëllazërore, ata diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre rreth faljes së namazit të Kurban Bajramit dhe kryerjes së ceremonisë së kësaj dite të madhe, për mbarë ymetin islam, siç është dita e sakrificës, dita e Kurban Bajramit.

Në përfundim të këtij takimi, imamët vendosën të njoftojnë se, dita e parë e Kurban Bajramit është të hënën, më 12.09.2016.

Për shkak të kushteve të motit, ceremonia dhe falja e namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohen në çdo xhami të Shkodrës. Ceremonia kryesore do të mbahet në xhaminë  e Parrucës dhe në xhaminë “Ebu Bekër”.

Falja e namazit të Sabahut do të bëhet në orën: 05.45, ndërsa falja namazit të Kurban Bajramit do të bëhen në orën: 07.02.

Pritja e vizitave për Kurban Bajramin zhvillohet në xhaminë e Parrucës, nga ora: 09.00 – 11.00.

Myftini Shkodër, uron të gjithë besimtarët dhe mbarë ymetin: Gëzuar dhe për shumë vjet Kurban Bajramin. All-llahu i Madhëruar e pranoftë sakrificën tuaj!