Ditën e xhuma, më 30 shtator 2016, përfundoi projekti tremujor i qarkullimit të imamëve të qytetit për hytbet e xhumasë.
Në vija të përgjithshme, kjo lëvizje pati anët e saj pozitive dhe një ndikim të mirë e të lavdëruar nga besimtarët, që e vlerësuan atë si një gjallërim i minbereve të qytetit të Shkodrës.
Kjo lëvizje ishte njëkohësisht edhe një eksperiencë e do ishme për krejt imamët e angazhuar, të cilët u angazhuan maksimalisht për suksesin e këtij projekti.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi të xhumanë pas namazit të iqindisë, një takim pune me një grup imamësh të qytetit dhe fshatit, të cilëve u prezantoi projektin e ri pesëjavor të Myftinisë Shkodër, për zhvillimin e derseve në xhamitë e Shkodrës.
Në fjalën e tij, Myftiu theskoi se kjo është faza e parë e këtij projekti të ri, ku janë përfshirë 25 xhami, kryesisht të fshatrave, ku sipas një programi të afishuar, çdo të enjte pas namazit të akshamit, do të ketë një ders të hapur, tematikat e të cilit do të sillen rreth moralit, vlerave të vëllazërisë dhe harmonisë islame etj.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër fton besimtarët muslimanë të bëhen pjesë e këtij karvani të dobishëm të Thirrjes Islame dhe të prezantojnë në këto tubime të begata, ku shpresohet mëshira e All-llahut, bekimet dhe falja e Tij.