Kurban Bajrami, festa madhështore që zgjon Shkodrën në lutje!

Kurban Bajrami, festa madhështore që zgjon Shkodrën në lutje!

Kurban Bajrami, festa madhështore që zgjon Shkodrën në lutje!

Mëngjesin e sotëm, më 28 qershor 2023, në Shkodër mijëra besimtarë muslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin përbri xhamisë së madhe “Ebu Bekër”, Fushë Celë.

Pjesë e programit ishin falja e namazit të sabahut, leximi i Kur’anit, ligjërata dhe mesazhe nga teologët Naim Drijaj, Lavdrim Hamja dhe Arben Halluni, falja e namazit të Kurban Bajramit dhe hytbeja e mbajtur nga teologu Idmir Plaku.

Nga ana tjetër, përfaqësues të kishave katolike dhe ortodokse Shkodër, drejtues të pushtetit vendor si; Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, përfaqësues të partive politike, etj, gjatë pritjes së vizitave kanë përcjellë tek përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër mesazhet e tyre të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit.