Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dënon aktin e shëmtuar për lejimin e djegies së Kur’anit në Suedi

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dënon aktin e shëmtuar për lejimin e djegies së Kur’anit në Suedi

Në një postim të posatshëm nga Meka, ku ndodhet për kryerjen e Haxhit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dënon aktin e shëmtuar të lejimit të autoriteteve suedeze për organizimin e një proteste për djegien e Kur’anit.

Në postimin e Myftiut shënohet sa vijon:

” Lejimi i autoriteteve të cilitdo vend në botë për djegien e Kur’anit, është akt i shëmtuar dhe veprim që mban të ndezur zjarrin e urrejtjes në mesin e popujve!

Është e neveritshme, e dënoj me zemër, siç dënoj çdo tentativë të kujtdo qoftë, tek ne dhe përtej, që me djallëzira përpiqet të prekë shenjtërinë e festave tona islame!

“Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.” – (Kur’ani, Es-Saf: 9)”

Myftinia e Shkodrës dënon çdo përpjekje për denigrimin e shenjtërive dhe lutet, që gjeste dhe veprime të tilla primitive të mos përsëriten në mesin e racës njerëzore.