Kurbanet, sakrificë dhe solidaritet në festën e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së begatë të Kurban Bajramit 1444/2023, Myftinia Shkodër ka realizuar me sukses procesin e therjes dhe të shpërndarjes së kurbaneve, që iu besuan nga besimtarë të shumtë.
Gjatë ditëve të festës së madhe të Kurban Bajramit, janë therë dhe shpërndarë me dhjetëra kurbanë, prej bagëtive të imëta dhe të trasha, e me qindra paketa mishi, si dhuratë e kësaj feste të sakrificës dhe të solidaritetit, por edhe si ndihmë dhe përkrahje për njerëzit dhe familjet në nevojë.
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë ata vëllezër dhe motra besimtarë, që sivjet ia besuan kurbanin e tyre institucionet të Myftinisë Shkodër me bindjen dhe lutjet tona, që Allahu i Madhërua t’ia pranojë secilit prej tyre, dhe me gatishmërinë e përhershme të këtij institucioni për të vazhduar rrugëtimin e pandalshëm për të përhapur vlerat e bamirësisë, solidaritetit dhe ndihmesës në mesin e njerëzve.
Gjithashtu, Myftinia Shkodër falënderon dhe shpreh mirënjohjen e thellë për shoqatat partnere, Helping Hand USA, Mirësia, etj, si dhe të gjithë ata vëllezër dhe motra besimtarë nga diaspora, të cilët na besuan këtë rit të kësaj feste të begatë, nga Amerika, Kanadaja, Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Anglia, Norvegjia, Mali i Zi, etj.
Myftinia Shkodër falënderon edhe imamët, të cilët gjatë këtyre ditëve të begata të kësaj feste të madhnueshme, u angazhuan maksimalisht në therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve, dispozitë e rëndësishme e Kurban Bajramit.
Allahu ua pranoftë secilit prej tyre adhurimin dhe sakrificën e bërë!