Myftiu priti lexuesin me famë të Kur’anit Famëlartë, Hfz. Xhelal Kaloshi
Ditën e xhuma, më 18 gusht 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt dhe vëllazëror, të nderuarin Hafiz Xhelal Kaloshi, lexuesin me famë të Kur’anit Famëlartë, njëkohësisht edhe imam në Xhamia ASR e.V Ingolstadt në Gjermani.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu i Shkodrës, e falënderoi mikun e shtrenjtë për vizitën në qytetin e Shkodrës, si dhe emocionet e dhuruara me rastin e shërbesave plot përshpirtësi, gjatë ceremonisë së namazit të xhumasë në xhaminë e Parrucës, ku i nderuar Hfz. Xhelal Kaloshi, kënaqi të pranishmit e shumtë me këndimin e ezanit dhe drejtimin e namazit të xhumasë, sot në Shkodër.
Gjatë këtij takimi vëllazëror, Myftiu e njoftoi mikun e dashur me detaje me vlerë nga historiku i Islamit në Shkodër, trashëgiminë e pasur të hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës, sfidat e sotme, hartën e përhapjes së Islamit në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë, marrëdhëniet ndërfetare dhe jetën fetare islame në përgjithësi.
Njëkohësisht mësoi nga efendi Kaloshi për arritjet e reja të muslimanëve shqiptarë në Gjermani, aktivitetet, projektet e dobishme dhe përkushtimin për të përhapur vlerat më të spikatura të trashëgimisë sonë islame dhe kombëtare në diasporë.