Myftiu priti Drejtorin e Programeve të Zhvillimit Ndërkombëtar pranë “Qatar Charity”

Myftiu priti Drejtorin e Programeve të Zhvillimit Ndërkombëtar pranë “Qatar Charity”

Ditën e martë, më 26 shtator 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, Drejtorin e Programeve të Zhvillimit Ndërkombëtar pranë “Qatar Charity” në Doha të Katarit, Abdulaziz Jassim Hejji.

Gjatë këtij takimi të përzemërt, Myftiu e njohu mikun e nderuar me historinë e aktivitetit islam në Shkodër, të shkuarën dhe të sotmen, projektet dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në kuadër të forcimit të vlerave islame dhe mesazheve të mesatarizmit që Myftinia Shkodër përpiqet të përhapë nëpërmjet aktivitetit të saj.

Nga ana e tij, z. Hejji, e falënderoi Myftiun e Shkodrës për mikpritjen dhe vullnetin e bashkëpunimit, sikurse garantoi se “Qatar Charity” punon për zhvillimin e projekteve të ndryshme, që i shërbejnë aktivitetit fetar islam në vende të ndryshme të botës.

Pjesë e bashkëbisedimit vëllazëror ishte edhe historia e trashëgimisë islame, gjurmët e të shkuarve, punimet e hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës, etj.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Tauland Bicaj, drejtori i “Qatar Charity” për Shqipërinë, Mahmud Shakir dhe miq të nderuar në shoqërinë e tyre.