Paraditën e së martës, më 15 nëntor 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në selinë e TIKA-s, në Tiranë, ku uroi Koordinatorin e saj të ri për Shqipërinë, z. Eyup Yavuz Umutlu.
Gjatë këtij takimi të përzemërt, Myftiu e uroi z. Umutlu për detyrën e re dhe shprehu dëshirën e tij që TIKA të jetë sa më shumë prezente në Shqipëri me projekte të dobishme, që lidhin edhe më shumë dhe forcojnë urat shekullore të vëllazërisë dhe bashkëpunimit në mesin e dy popujve tanë.
Myftiu theksoi se Turqia është sot, është arteria kryesore e zhvillimeve të ymetit islam, sikurse tha se, bashkëpunimet në mesin e institucioneve fetare dhe jo vetëm, në mesin e dy vendeve, duhet të shtohen, në rrugën e forcimit të mëtejshëm të tyre, në shërbim të vlerave të përbashkëta shekullore dhe shpirtit të qytetërimit islam, të ndërtuar me shumë përkushtim e mund nga gjyshërit tanë të përbashkët.
Nga ana e tij, z. Umutlu falënderoi Myftiun e Shkodrës për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim të përzemërt.