Myftiu i Shkodrës, mik i xhamisë shqiptare në Rotkreuz

Myftiu i Shkodrës, mik i xhamisë shqiptare në Rotkreuz

Myftiu i Shkodrës, mik i xhamisë shqiptare në Rotkreuz

Me ftesë të Kryetarit të Xhamisë Shqiptare në Rotkreuz-ZUG, H. Xhumali Muharremi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga kjo qendër islame, të shtunën, më 6 prill 2024.

Gjatë ligjëratës së tij, Myftiu i Shkodrës, tërhoqi vëmendjen drejt angazhimit me Kur’anin Famëlartë, si lënda kryesore e jetës së muslimanit, aq më shumë në këtë Muaj të Begatë, në të cilin nisi të shpallej, si udhëzim për krejt njerëzimin.

Me shembuj të shumtë nga ajetet dhe hadithet, nga tradita e të shkuarve dhe porositë e dijetarëve, Myftiu Sytari bëri krahasime në mes të shkuarës dhe të sotmes në marrëdhënien me Fjalën e Allahut të Madhëruar.

Myftiu u lut që rinia në veçanti dhe besimtarët mbarë, të rishohin marrëdhënien e tyre me Librin e Zotit dhe ta forcojnë më shumë lidhjen me të, në përmbajtje e dimension.

Gjatë kësaj vizite, Imam Muhamed B. Sytari, u takua edhe me imamin e nderuar, Festim ef. Miftari, me Kryetarin e xhamisë “Drita” në Emmenbrücke, H. Fadil Asani e me miq të tjerë të mirë e të njohur për shërbimet e tyre fisnike për çështjen e besimit dhe fesë.