Ndërron jetë Haxhi Qazim Mehja
Ditën e diel, më 7 prill 2024, në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Haxhi Qazim Mehja. Imami i xhamisë Zues, Shkodër.
Haxhi Qazimi ka lindur më 12 dhjetor 1934 në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina.
Mësimet e para fetare i mori në mejtepin e xhamisë së fshatit nga imami i xhamisë, Hafiz Smajli.
Me ndryshimin e sistemit famëkeq monist dhe më rikthmin e lirisë së besimit në vend mori pjesë në rihapjen e xhamisë së Plumbit dhe më pas me të gjithë besimtarët e zonës Zues bëjnë të mundur hapjen e xhamisë së Zuesit, ku nga viti 1991 ka shërbyer si imam me përkushtim deri që ndërroi jetë.
Në vitin 2016 është nderuar nga Myftinia Shkodër me certifikatë nderi, si vlerësim për punën e përkushtuar në shërbim të xhamisë dhe thirrjes islame.
Myftinia Shkodër përmes Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari dhe të gjithë imamëve lutet për shpirtin e tij që të gjejë rahmet nga Allahu (xh.sh)!
Puna e tij dhe shërbimet me përkushtim, u shpërblefshin me xhenet!