“Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 mijë muaj” – Program dhe iftar me mejtepet e xhamive Postribë

"Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 mijë muaj" - Program dhe iftar me mejtepet e xhamive Postribë

“Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 mijë muaj” – Program dhe iftar me mejtepet e xhamive Postribë

Të shtunën, më 6 prill 2024, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi një program fetaro-artistik si dhe iftar me temë: “Nata e Kadrit, më e mirë se një mijë muaj”, me pjesëmarrjen e rreth 210 nxënësve të mejtepeve të disa xhamive të zonës Postribë, si: Bardhaj, Mes-Myselim, Dragoç, Kullaj, Fshati i Ri dhe Milan.

Aktiviteti u përshëndet nga teologu Arben Halluni, drejtues i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, i cili fillimisht falënderoi të gjithë imamët, prindërit dhe nxënësit për pjesëmarrjen në këtë program të madh fetare-edukativ, ku nënvizoi se inkurajimi dhe motivimi i fëmijëve tanë më agjërim, falje dhe moral të mirë është detyrim i gjithsecilit prej faktorëve edukues që janë; prindërit, xhamia, shkolla, shoqëria etj. Pikërisht ky është qëllimi i këtij aktiviteti për të ruajtur këtë moshë vitale përmes një fryme të mirë islame dhe tradicionale.., tha ndër të tjera, teologu Halluni.

Më pas, grupi artistik i xhamisë Bardhaj, nën drejtimin e përkushtuar të imamit Ilir Dizdari dhe të Aurelda Dizdarit paraqitën një program të pasur fetaro-artistik, duke përformuar në mënyrë mjaft të bukur ajete kur’anore, thënie profetike, ilahi, poezi, recitime, etj.

Pas programit, të gjithë të pranishmit shijuan iftarin e vëllazërisë islame, duke vijuar ndërkohë edhe ndjekjen në monitor fotomontazhin e aktiviteteve të ndryshme të sektorit të arsimit, pranë Myftinisë Shkodër gjatë vitit 2023, kryesisht për zonën e Postribës.