Imam Didmar Faja: “Medreseja jonë në Arizona, derë e hapur e dijes!”

Imam Didmar Faja: "Medreseja jonë në Arizona, derë e hapur e dijes!"

Imam Didmar Faja: “Medreseja jonë në Arizona, derë e hapur e dijes!”

Paraditën e së mërkurës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Arizona, Imam Didmar Faja, që ndodhet në vendlindje për një vizitë të shkurtër.

Gjatë takimit të përzemërt, u diskutua rreth aktivitetit të përbashkët, gjallërimit të Thirrjes Islame në çdo cep të globit dhe rreth zhvillimeve të reja në shoqërinë shqiptare.

Myftiu Sytari dëgjoi me kënaqësi lajmet e gëzueshme të aktivitetit përherë në rritje të vëllait të tij, Imam Didmar Faja, i cili e lajmëroi edhe për aktivitetin e medresesë së re “Greenway Academy”, që ai drejton në Arizona.

Imam Didmar Faja theksoi se dera e medresesë në Arizona është e hapur për kërkuesit e dijes dhe se vit pas vitit, ajo rritet, duke u kthyer në një institucion arsimor me vlerë.

Imam Didmar Faja, është njëkohësisht edhe imam i Qendrës së Bashkuar Islame të Arizonës (United Islamic Center of Arizona) në ShBA.

Ai është themeluesi dhe kryetari i bordit të shkollës (Greenway Academy), dhe gjithashtu, themelues i dy Qendrave Islame në Meksikë: Centro Islámico Unido de Sonora dhe Centro Islámico Unido de Durango.