Afrohesh..dhe, nuk dëshiron të shkëputesh më!
Afrohesh dhe prek fillin e besimit dhe bindjes së palëkundur, se kuptimet e vërteta të Dashnisë, burojnë nga afrimiteti me Krijuesin, jo nga lidhja e verbër dhe naive me krijesat, interesat kalimtare, postet lakmitare dhe intrigat mjegulluese të botës materiale!
Afrohesh dhe dëgjon zërin e arsyes që thërret, mjaftueshëm për ta dëgjuar vetëm ti: “Lëri krijesat me Zotin e tyre!”.., mjafton që të marrësh frymë lirisht e i pavarur nga rëndesa e krejt situatave të jetës!
Afrohesh dhe sheh gjithësinë me detajet e saj, në pasqyrën e padukshme të Thirrjes hyjnore: “Përulu dhe afrohu!”
Afrohesh dhe, tanësia mbetet pas shpine, gjurmë për t’u harruar, stacion sprove e mundësi e hapur afrimi!
Afrohesh dhe, në rrahjet e çdo sekonde, akrepat e orës të tërheqin drejt madhështisë së vendosmërisë në rrugën e Besëlidhjes!
Afrohesh dhe, sa e sa perde bien para syve të zemrës.., teksa e gjen veten mbështjellë me qefinin e shkëputjes!
Ka veç një dilemë; bardhësi a koka pas..?!
Afrohesh.. dhe, nuk dëshiron të shkëputesh më!
Imam Muhamed B. Sytari
Një me Qaben e Madhnueshme, natë xhumaje, më 17 maj 2024