Takim periodik më imamët e Shkodrës
Pas ditën e xhuma, më 24 maj 2024 në ambientet e xhamisë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, u zhvillua mbledhja më imamët e Myftinisë Shkodër.
Fillimisht, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka falënderuar angazhimin e imamëve në shërbim të thirrjes Islame në xhamitë ku shërbejnë dhe përtej saj.
Myftiu kërkoj gjatë bisedës së tij, që imamët të gjallërojnë edhe më tepër jetën fetare, përmes të gjitha aktiviteteve, sidomos në këtë periudhë sfidash dhe propagande islamofobe dhe përpjekjeje për tjetërsimin e natyrshmërisë së familjes.
Gjatë takimit të tij me imamët, ka folur edhe përgjegjësi i arsimit, teologu Arben Halluni, ku i ka kërkuar për të vazhduar angazhimin në përmirësimin dhe hapjen e mejtepeve të reja në xhamitë që shërbejnë. Ai më këtë rast ka paraqitur edhe projektin e aktivitetit të madh të radhës së sektorit të arsimit, ku në krye të saj do të jetë konkursi fetar, edicioni i 12-të, i cili pritet të zhvillohet në fund të muajit qershor 2024, me pjesëmarrjen e të gjitha mejtepeve të xhamive të qytetit dhe të fshatrave.
Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Imam Didmar Faja, kryetar i Komuniteti Mysliman Shqiptar të Arizonës në ShBA, ku përmes një përshëndetje solli përvojën e tij të davetit/thirrjes të tij të suksesshme islame në Amerikë.