“Për këtë ia dhashë fjalën Nanës time!”

“Për këtë ia dhashë fjalën Nanës time!”

Një ngjarje e ndjerë, që rrezaton dritë udhëzimi dhe besimi të thellë, vjen nga shekujt e largët, personazh i së cilës është Ebu Jezid El-Bestami (188-261 h.), asokohe djalë i ri, që sapo kishte nisur rrugëtimin e tij në kërkim të dijes, drejt Bagdadit të bibliotekave, shkollave e dijetarëve të lëmive të ndryshme të shkencave fetare dhe jo vetëm.

Një grup plaçkitësish mëson karvanin, ku ndodhej El-Bestami dhe zhvasin krejt të pranishmit, me përjashtim të Ebu Jezidit.

Ngjarja merr rrjedha, thuajse të pabesueshme, në momentin që kryetari i grupit të plaçkitësve befasohet nga fjalët e Ebu Jezidit drejtuar plaçkitësve dhe kërkon që t’ia sjellin menjëherë.

Dhe, befasia e madhe ndodh në atë takim, që regjistrohet me shkronja të arta në librat e historisë islame.

Në videomesazhin e ri, që Imam Muhamed B. Sytari, ndan me  ne nga Berna, mësojmë detajet e mrekullueshme të kësaj ngjarjeje, që ai pat mirësinë të ndajë edhe me besimtarët e shumtë që prezantuan ligjëratën e tij dhe namazin e teravisë, në xhaminë shqiptare “Ikre” në kryeqytetin helvet, të xhumanë e 7 marsit 2025.

Dëgjim të këndshëm!