Sofra e iftarit vëllazëror me nxënësit e mejtepit të xhamisë Shirq-Mushan

Sofra e iftarit vëllazëror me nxënësit e mejtepit të xhamisë Shirq-Mushan

Sofra e iftarit vëllazëror me nxënësit e mejtepit të xhamisë Shirq-Mushan

Ditën e enjte, më 6 mars 2025, në ditën e 6-të muajit të begatë të Ramazanit, nën kujdesin dhe mbështetjen e sektorit të arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, organizoi iftarin e parë më nxënësit e mejtepit fetar që zhvillohet, pranë xhamisë Shirq-Mushan.

Në këtë iftar ishin rreth 30 nxënësve të moshave të ndryshme të mejtepit dhe imami e mësuesi i kurseve fetare , H. Kujtim Cufaj.

Imami i xhamisë, gjatë bisedës së tij, falënderoi Myftininë Shkodër për mbështetjen si dhe disa sponsor të tjerë të zonës, të cilët mundësojnë organizimin e disa iftareve në këtë xhami, që ndodhet në Njësinë Administrative Dajç.

Në fund u bë duaja e iftarit si dhe më pas të gjithë të pranishmit falën bashkërisht namazin e akshamit, i cili përfundoi me salavate, dhikër, lutje, etj.

Veprimtaria e sofrës së iftareve të vëllazërisë me mejtepet do të vijojë edhe në disa qendra kulturore dhe xhami të tjera të Shkodrës.