Paraditën e së martës, më 14 shkurt 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi në banesën e saj përdhese një nënë të moshuar, të vetmuar e të braktisur në mjerimin e saj.
Paa kronikës së transmetuar ditën e djeshme nga mediat lokale, Myftinia Shkodër vendosi t’i vijë në ndihmë kësaj nëne të plakur, duke u solidarizuar me rastin e saj.
Në mesazhin e tij para mediave të pranishme, Myftiu, pasi falënderoi mediat lokale të Shkodrës për evidentimin e herëpashershëm të këtyre rasteve, tha se nëna, si simbolikë, është e shtrenjtë, e shenjtë dhe nuk braktiset.
Myftinia Shkodër fton bizneset muslimane, autoritetet lokale dhe krejt bamirësit, që të ndihmojnë me sa të kenë mundësi këtë nënë të vetmuar, që jeton në kushte jashtëzakonisht të vështira.