Ditën e enjte, më 9 shkurt 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilluan një inspektim në terren për të parë nga afër punimet për xhaminë e re në Krye-Bushat, që dalëngadalë po i afrohen fundit.
Xhamia e re është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”, në një vakëf të vjetër, ku ka ekzistuar xhamia ndër shekuj.
Tashmë, edhe lagjet muslimane të zonës së Krye-Bushatit do të kenë xhaminë e tyre të re me ambientet e reja për mësimin e fëmijëve dhe ambientet e bollshme për zhvillimin e aktivitetit normal.
Myftiu dhe z. Kaja shprehën mendimet e tyre rreth disa përmirësimeve të nevojshme, në kuadër të përsosjes së punimeve në këtë xhami të re.
Për momentin po punohet për zbukurimet e brendshme të xhamisë, që do t’i japin asaj një pamje shumë tërheqëse për vizitorët dhe frekuentuesit e saj.