Në prag të inaugurimit Qendra e re Kulturore pranë xhamisë Bardhaj

Në prag të inaugurimit Qendra e re Kulturore pranë xhamisë Bardhaj

Në prag të inaugurimit Qendra e re Kulturore pranë xhamisë Bardhaj

Paraditen e së enjtes, më 2 tetor 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari së bashku me drejtorin e Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilluan inspektimin e fundit në prag të përurimit të Qendrës Kulturore pranë xhamisë së fshatit Bardhaj.

Në shoqërinë e imamit të xhamisë, H. Ilir Dizdari, menaxherëve Blendi Alushi dhe Syrgen Cani, zhvillua inspektimi i krejt objektit, ku u vu në dukje domosdoshmëria e kësaj Qendre për xhaminë e fshatit Bardhaj dhe shërbimet që do të ofrojë në të ardhmen për besimtarët dhe frekuentuesit e saj.

Myftiu falënderoi kontributin e madh të Fondacionit “Mirësia” dhe i shprehu z. Korab Kaja mirënjohjen e tij të thellë dhe të Myftinisë Shkodër për bashkëpunimet e frytshme në dy dekadat e fundit.

Dita e përurimit të Qendrës së re Kulturore pranë xhamisë së fshatit Bardhaj do të shoqërohet edhe me një program artistik nga fëmijët e kësaj xhamie, si një ditë festive e shumëpritur për besimtarët e këtij fshati.