Ditën e shtunë, më 15 prill 2017, gjatë një takimi pune me imamë të Shkodrës, Myftiu Imam Muhamed B. Sytari, është ndalur edhe tek një çështje që shihet sot, me shumë vëmendje nga mbarë ymmeti islam, ajo e referendumit të datës 16 prill 2017 në Turqi.
Ndër të tjera, Myftiu tha: “Në kuadër të hadithit: “Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e tij, atë që do për veten e tij”, si pjesë integrale e këtij ymmeti të bekuar islam. lutemi me zemër, që votimi i ditës së dielë, më 16 prill 2017 në Republikën e Turqisë, që konsiderohet si fillimi i një ndryshim historik për Turqinë e Presidentit Rexhep Erdogan, të shkojë mbarë e mirë dhe me sukses të plotë, në rrugën e konsolidimit të mëtejshëm të pozitave të shtetit, ku jetojnë edhe miliona shqiptarë, në një mirëqenie përherë e në rritje dhe që konsiderohet nga elitat e ymmetit islam, si boshti kryesor i mbarë botës islame, sot!”
Myftiu theksoi, se angazhimi për të të lexuar zhvillimet e politikës dhe lëvizjet e dinamikës së botës islame, është një urdhëresë kur’anore dhe porosi e Hz. Muhammedit (a.s), që nuk duhet ta neglizhojmë as ta hedhim pas krahëve, në rrugëtimet e rizgjimit dhe rimekëmbjes së madhe të muslimanëve në këtë shekull!