“Buz’qesh 2026”
Njoftim!
Të nderuar prindër!
Ju njoftojmë se për të pestin vit radhazi, Myftinia Shkodër risjell Kursin Veror intensiv të shumëpritur nga fëmijët tanë, “Buz’qesh 2026”.
Kursi do të jetë 3-javor dhe zhvillohet në datat 15 qershor- 3 korrik 2026, për fëmijë të moshave 5 – 12 vjeç, nga ora 08.30 deri në 12:30, në ambientet e Xhamisë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë.
Ky kurs i veçantë për fëmijët është një kombinim i përsosur mes mësimit dhe argëtimit, duke siguruar një eksperiencë të paharrueshme për ta.
Ai do të përqendrohet në edukimin e fëmijëve tanë me vlerat islame.
Si përherë, nuk do të mungojnë veprimtaritë krijuese individuale dhe në grup, lojërat zbavitëse të organizuara, si dhe miq të rinj dhe buzëqeshje të pafundme.
Kursi zhvillohet nën drejtimin e sektorit arsimit, pranë Myftinisë Shkodër dhe nën kujdesin e mësueses-teologe znj. Zamira Bushati, psikologes znj. Almeda Tusha si dhe vajzave vullnetare, animatore profesioniste.
Regjistrimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri më datën 12 qershor 2026.
Për regjistrime na kontaktoni në:
067 40 86 807
Adresa:
Xhamia “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, Shkodër.
