Përfundoi me sukses therja dhe shpërndarja e kurbaneve 1447/2026

Përfundoi me sukses therja dhe shpërndarja e kurbaneve 14472026

Përfundoi me sukses therja dhe shpërndarja e kurbaneve 1447/2026

Myftinia Shkodër edhe këtë vit, me rastin e festës së Kurban Bajramit 1447/2026 ka realizuar me sukses therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve, që janë edhe simbolika e kësaj feste të begatë dhe madhështore.

Besimtarë nga Shkodra, por jo vetëm dhe gjithashtu nga vende të ndryshme të botës, si Kanadaja, Amerika, Belgjika, Kroacia, etj, si dhe shoqata dhe fondacione brenda dhe jashtë vendit, partnerë me të cilët Myftinia Shkodër ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm,  ka organizuar edhe këtë vit therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve për njerëzit në nevojë, veçanërisht për skamnorët, jetimët, invalidët, etj.

Konkretisht janë shpërndarë më shumë se 40 kurbanë (desh dhe dele) të porositur nga besimtarët, të cilët kanë kryer pagesën e kurbanit të tyre në Myftininë Shkodër, Helping Hand USA (9 kurbanë), Fondacionin “Mirësia” me 190 pako mish kurbani, etj.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata besimtarë, shoqata dhe fondacione, që na besuan kryerjen e këtij riti dhe adhurimi fetar për vitin 1447/2026, si dhe për të gjithë ata imamë, të cilët u angazhuan në këtë proces të therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve.

Allahun e Madhëruar e lusim t’ua pranojë secilit kurbanin e tij dhe ta shpërblejë me të mira në dynja dhe në ahiret!