Në një deklaratë të bërë në vitin 2017, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, asokohe kryeministër i Turkisë, tregon për fjalët e fundit që presidenti Alija Izetbegović i tha para se të ndërronte jetë:
“Ti, o Taip, je prej bijve të çlirimtarëve (fatihëve). Mos e lini kurrë Bosnjën vetëm!”
Këto nuk janë fjalë të zakonshme. Besimi që Alija Izetbegović i dha Turkisë për Bosnjën buronte nga vizioni i tij i gjerë qytetërues. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë sot është t’i shohim ngjarjet që zhvillohen në botën islame nga një këndvështrim shumë më të gjerë.
Ashtu si shtetet që kanë një jetëgjatësi të caktuar, edhe qytetërimet kanë ciklin e tyre jetësor: ato lindin, zhvillohen dhe më pas shuhen.
#Tweetet_e_Zamanit
Recep Tayyip Erdoğan:
“Kur e vizitova në spital Alija Izetbegovićin, një ditë para se të ndërronte jetë, ai më tha:
‘Mos e lini Bosnjën vetëm dhe mos e neglizhoni kurrë atë. Ti, o Taip, je nga bijtë e çlirimtarëve (fatihëve), ndaj mbajeni këtë amanet dhe ruajeni!’”
Unë iu përgjigja:
“Ju jap fjalën se nuk do ta lëmë kurrë vetëm Bosnjën!’“
Me përshtatje nga: www.instagram.com/aja.turkiyee (Al Jazeera Türkiye)
