Vizitë dhe takim në Kursin Veror në Qendrën Kulturore Krye-Bushat

Vizitë dhe takim në Kursin Veror në Qendrën Kulturore Krye-Bushat

Vizitë dhe takim në Kursin Veror në Qendrën Kulturore Krye-Bushat

Në kuadër të vizitave të kurseve fetare verore që organizohen nga Myftinia Shkodër, drejtuesi i Arsimit, teologu Arben Halluni, zhvilloi pasditën e të martës, më 14 korrik 2026, një vizitë pune në Kursin Fetar Veror pranë Qendrës Kulturore Kryebushat.

Gjatë kësaj vizite, teologu Halluni u njoh nga afër me ecurinë e procesit mësimor, mënyrën e organizimit të kursit, veprimtaritë zbavitëse, dhe angazhimin e mësuesve e nxënësve, duke vlerësuar përkushtimin dhe atmosferën e ngrohtë edukative që karakterizon këtë aktivitet tepër të rëndësishëm arsimor.

Në takimin me nxënësit, ai mbajti një bisedë këshilluese dhe motivuese, duke i nxitur ata të përfitojnë sa më shumë nga këto ditë mësimi, të lidhen fort me Kur’anin Fisnik, të kultivojnë moralin islam dhe të jenë shembull në respektin ndaj prindërve, mësuesve dhe shoqërisë.

Ai shprehu mirënjohjen për mësuesin dhe përgjegjësin e qendrës, H. Ridvan Luzaku si dhe prindërit për përkushtimin e tyre në edukimin fetar të brezit të ri, duke theksuar se këto kurse janë një investim i çmuar për formimin shpirtëror, moral dhe qytetar të fëmijëve.