Ekskursion edukativ në Razëm, me nxënësit e Qendrës Kulturore Krye-Bushat

Ekskursion edukativ në Razëm, me nxënësit e Qendrës Kulturore Krye-Bushat

Ekskursion edukativ në Razëm, me nxënësit e Qendrës Kulturore Krye-Bushat

Në kuadër të programit të aktiviteteve të planifikuara nga sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, më datë 2 gusht 2026, u organizua për Qendrën Kulturore Krye-Bushat një ekskursion edukativ me nxënësit dhe fëmijët pjesëmarrës të kursit veror.

Ekskursioni u zhvillua në pikën turistike të Razmës nën kujdesin e përgjegjësit të kë saj Qendre, H. Ridvan Luzaku, duke u ofruar fëmijëve një ditë të veçantë larg ambienteve të zakonshme, në një hapësirë të bukur natyrore, ku u zhvilluan lojëra argëtuese dhe edukuese.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të kalonin momente të këndshme së bashku, të forconin marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit, si dhe të njiheshin më nga afër me bukuritë natyrore të zonës.

Ky ekskursion është pjesë e një sërë aktivitetesh edukative, kulturore dhe rekreative të zhvilluara gjatë sezonit veror në kuadër të plan-programit të sektorit të arsimit. Në qendër të këtyre aktiviteteve është angazhimi i fëmijëve në një edukim të gjithanshëm, duke kombinuar mësimin, vlerat, kulturën, argëtimin dhe njohjen me natyrën.

Ekskursioni në Razëm u mbyll me kujtime të bukura dhe me dëshirën për të vijuar edhe në të ardhmen me aktivitete të tjera të dobishme për fëmijët dhe nxënësit.