Myftiu takoi Kryetarin e Bashkisë
Ditën e martë, më 25 gusht 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci.
Në qendër të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit për projektin e zhvillimit të vakëfit të xhamisë së Parrucës dhe përfundimi i tij me sukses.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për një sërë çështjesh me interes të përbashkët dhe mbi të gjitha, u vu theksi tek rëndësia e zhvillimit, si frymë për të cilën duhet të punojmë bashkërisht, për të mirën e qytetit dhe komunitetit.
Myftiu dhe Kryetari i Bashkisë, u dakordësuan se vijimi i punimeve të mbetura tek vakëfi i xhamisë së Parrucës, sidomos ato që lidhen edhe me pamjen e jashtme dhe shërbimet e reja për frekuentuesit e xhamisë, është hallka e fundit, që mbyll këtë projekt të ri, pjesë e të cilit ishte edhe xhamia e Parrucës.


