Nisën “Mexhliset e Shifâ Sherifit”
Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Mevludi Sherifit, përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (alejhis-selam), ditën e martë, më 12 Rebiulevel 1448, në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër nisi ciklin më të ri të ligjëratave të Myftiut, Imam Muhamed B. Sytari, titulluar: “Mexhliset e Shifâ Sherifit”.
Në këtë cikël të ri ligjëratash, Myftiu i nderuar, nisi leximin dhe komentimin e veprës “Esh-Shifâ”, të Shejhul-Islamit Kadi Ijad El-Endelusi (476-544), vepër që ka fituar pëlqimin dhe vlerësimin e elitave të dijetarëve muslimanë ndër shekuj.
Në mexhlisin e kësaj mbrëmje, Myftiu u fokusua tek kapitulli i dashurisë për të Dërguarin e Allahut, ku duke iu referuar ajetit 24 të sures “Et-Teube” dhe haditheve të shumta, sqaroi vlerën dhe rëndësinë që ka kjo lëndë në jetën e muslimanit.
Me mbarësinë e Allahut, ky cikël ligjëratash do të vazhdojë çdo të martë pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës.









