Shejkhul-Ez’her me rastin e Mevludit Sherifë 1448 h/2026

Shejkhul-Ez’her me rastin e përkujtimit të Mevludit Sherifë të Pejgamberit ﷺ 1448 h. 2026

— Nga fjala e Shejkhul-Ez’herit me rastin e përkujtimit të Mevludit Sherifë të Pejgamberit ﷺ 1448 h. / 2026

“Sot, kur kanë kaluar afro 15 shekuj nga koha e lindjes së tij ﷺ, bota jonë bashkëkohore vazhdon akoma të jetojë nën dritën e pishtarit të tij, i cili ndriçoi ekzistencën pas një nate të gjatë e të errët.

Në atë ditë nisi të lindte dielli i qytetërimit njerëzor, sikur të paralajmëronte perëndimin pas të cilit nuk do të kishte më lindje!”

 

“Bota, para lindjes së tij ﷺ, kishte nevojë të ngutshme për një kulturë të re dhe për një sistem ndryshe, që do t’i jepte fund kulturës së tiranisë dhe do të zëvendësonte sistemet që e mbështetnin sundimin e tyre mbi forcën, persekucionin, afërsinë e gjakut dhe logjikën e kabileve dhe klaneve fisnore.

Allahu i Lartësuar deshi që kjo kulturë alternative, të vinte nga Gadishulli Arabik dhe që ajo të gjente te parimi i Njëshmërisë së Allahut dhe gjuha e Shpalljes profetike themelin për unitetin e botës mbarë!”

(www.instagram.com/officialazhareg)

 


 

Transmeton Xhabir ibn Semure, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:

“E pashë të Dërguarin e Allahut në një natë me hënë të plotë të ndriçuar tërë natën.

Ai kishte veshur një petk të kuq.

Fillova të shikoja herë atë e herë hënën, dhe për mua ai ishte më i bukur se hëna!”

(Esh-Shamail El-Muhammedije)

__________________

Nga faqja zyrtare e muhadithit të kohës, Alame Shejkh Muhamed Awameh