Myftinia Shkodër ju bën me dije, se:
1. Oraret e imsakut, namazeve ditore, iftarit dhe namazi i jacisë me teravinë, në të gjitha xhamitë e Shkodrës, do të zbatohen konform kalendarit zyrtar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në të cilin bazohet aktiviteti i lartpërmendur në të gjitha xhamitë e Republikës së Shqipërisë.
Udhëzimi i mësipërm u komunikua edhe në dy mbledhjet e fundit të imamëve të Shkodrës me Myftiun, në prag të Ramazanit.
2. Teravia e parë e Ramazanit 1437/2016, do të falet ditën e dielë, më 5 qershor 2016, në të gjitha xhamitë tona, duke nisur nga orari i kohës së jacisë, sipas udëzimeve që do japin imamët.
3. Agjërimi i Ramazanit 1437/2016, nis ditën e hënë, më 6 qershor 2016, në mbarë Shqipërinë, vendet e Ballkanit, Europës e përtej tyre.
4. Fidja (shlyerja e agjërimit) për grupet e njerëzve që privohen nga agjërimi, për shkak të sëmundjeve të gjata, moshës së thyer etj, është caktuar në shumën 200 lekë të reja në ditë.
5. Sadekatul-Fitri për këtë vit, është caktuar në shumën 200 lekë të reja për frymë.
Për më shumë informacione rreth udhëzimeve të lartpërmendura a për pyetjet e ndryshme që mund të keni rreth agjërimit, ju lutemi t’i drejtoheni imamit të xhamisë së lagjes a fshatit tuaj.
Gjatë ditëve në vijim, Myftinia Shkodër do të bëjë komunikime të tjera në lidhje me aktivitetet e ndryshme e të larmishme të këtij Muaji të begatë.
Myftinia Shkodër ju uron: Ramazan të mbarë, agjërim të lehtë, adhurime të pranuara, lartësime shpirtërore e pranim tek All-llahu i Madhëruar!