Që nga viti 2007, kur u inaugurua dhe deri më sot, xhamia e fshatit Milan/Rrasek në zonën e Postribës vazhdon të mbetet pa minare.
Për kushtet e kohës, kur u ndërtua, ishte një sihariq i madh për zonën. Por, përtej këtij fakt, interesimi i besimtarëve për plotësimin e xhamisë ishte i vazhdueshëm.
Duket se, pas shumë vitesh, momenti i shumëpritur për besimtarët dhe Myftininë e Shkodrës, ka mbërritur.
Një besimtar vendas, ka ofruar një shumë të konsiderueshme, që lejon fillimin e ndërtimit të minares së kësaj xhamie.
Për këtë, ditën e mërkurë, më 30 janar 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ishte në terren për të parë dhe diskutuar mundësitë e fillimit sa më shpejt të punimeve për minaren e xhamisë së Milanit.
Dëshira dhe lutjet janë që Ramazani i sivjetshëm ta gjejë xhaminë e tij fshati me minare. All-llahut të Madhëruar i lutemi të na japë mbarësi dhe sukses! Amin!