Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Myfitiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari tha se konfliktet ndërfetare i kanë rrënjët tek mendjet e ngurta dhe bunkerizimi i mendimit fetar. Ndaj, shtoi ai, që në fillim jemi distancuar nga konfliktet fetare dhe terrorizmi duke ju tërhequr vemendjen besimtarëve që të mos bien në grackat e keqinterpretimit të mësimeve fetare,
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se, aty ku ka mendim dhe prijës të pjekur fetarë, nuk ka vend për konflikte fetare. Përkundrazi, shton ai, feja dhe diversiteti fetar na shërbejnë si vlera të shenjta në jetën e përditëshme. Sipas tij, konfliktet ndërfetare i kanë rrënjët tek mendjet e ngurta dhe bukerizimi i mendimit fetar.
Konfliktet me sfond ndërfetar, që mund të shfaqen aty-këtu, janë produkt i leximit të mangët të fesë, janë produkt i leximit ekstrem të fesë, janë produkt i mendjeve të ngurta dhe bunkerizimit të mendimit fetar. Atë që ne e shprehin dhe tërheqim vemendjen dita-ditës dhe tërheqim vemendjen e shoqërisë, sidomos të rinjve, që të distancohen nga bunkerizimi i mendimit fetar. Domethanë, tek ne ka vend edhe për tjetrin, në zemren e besimtarit ka vend për kedo.
Imam Sytari thotë se konfliktet fetare, terrorizmi dhe paqendrushmëria e shfaqur në disa vende të Botës, janë kundërshtuar që në fillim nga prijësit fetarë në Shqipëri pasi ato nuk kanë të përbashkët asgjë me besimet fetare.
Terrori dhe feja janë të ndara nga njëra-tjetra. Nëse themi se feja vjen e pastër, e kulluar nga Zoti i Gjithësisë, si mund të vijë nga Zoti i Gjithësisë dhuna, terrori, eksremizmi, dashakeqësia e njeriut për njeriun? Kjo është jo logjike. Për këtë ne kemi kundërshtu që në momentet e para, kur kemi ndëgju për luftëra që nuk janë luftërat tona, kur kemi dëgju për luftëra të padrejta dhe zullume të mëdha që janë ba në vende të ndryshme të Botës dhe, ku njerëz nga shoqeria jonë apo
shoqëritë fqinje, mund të jenë mashtru për të shku për një kauz që realisht nuk është kauza jonë. E kemi ngrit zanin dhe kemi thanë se feja dhe dhuma, feja dhe terrori, feja dhe vrasja e shpresës dhe lirisë janë dy gjëra të kundërta.
Feja, tha imam Muhamed sytari, ka ardhur per te shenjteruar jeten e njeriut ne kete toke, ndaj ne vazhdojme ti terheqim vemendjen besimtareve qe te mos bien ne grackat e keqinterpretimit te mesimeve fetare.
Normalisht që e kemi për detyrë me e ngrit zanin sa ma tepër në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen se ajo që vjen nga Zoti është e pastër, e kulluar dhe për këtë kemi ma së shumti nevojë. Ajo që keqlexohet apo keqinterpretohet dhe i faturohet besimit dhe fesë është diçka nga e cila ne jemi të ndarë, të distancum dhe tërheqim vemendjen e njerëzve që mos bijnë në grackat e keqleximit dhe keqinterpretimit të fesë.
Bashkëjetesa ndërfetare e shqiptarëve, e trashëguar nga të parët, thotë imam Muhamed Sytari, është një bekim nga Zoti dhe një përgjegjësi e shenjtë për ta ruajtë dhe përcjellë tek brezi i ri.
Shembulli i mirë i bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë dhe shëmbulli i mirë i prijësve fetarë, që përçojnë këtë frymë të shenjtë në mesin e besimtarëve, asht një model për tu përcjellë edhe tek shoqëritë e tjera, në vende të tjera, ku njerëzit kanë përherë nevojë për të këmby eksperiencat, për të marrë dhe për të kuptu se në vende dhe realitete, ku ka një diversitet dhe një multicolor fetar, bashkëjetesa është diçka e mundur dhe, përkundrazi, të jetuarit në bashkëjetesë dhe në harmoni në mesin e besimeve është një realitet, të cilin ne e jetojmë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë si një bekim nga Zoti.
(https://www.zeriamerikes.com)