Nëse jemi urdhëruar të mbjellim një fidan, edhe nëse është duke u bërë kijameti, përse nuk mbjellim çdo ditë nga një fidan shprese, përballë kijameteve, me të cilët përballemi çdo ditë si shoqëri?
Nëse prej kuptimeve të kijametit është shkatërrimi, a nuk ka mjaftueshëm vese e ligësi të përhapura gjithandej, të cilëve duhet t’i kthejmë shpinën, teksa vazhdojmë mbjelljen e fidanëve të së mirës, shpresës dhe optimizmit në jetë?
Nga ana tjetër, Resulull-llahu (a.s.) na ka udhëzuar se, “largimi i diçkaje të dëmshme nga rruga”, është prej degëve të besimit. A do mjaftohemi thjeshtë me largimin e papastërtive materiale, apo do angazhohemi për të pastruar çfarë është prishur e devijuar gjithandej në marrëdhënien e njeriut me njerinë, në familje, në moral, në sjellje, në komunikim, në çdo drejtim të jetës?
(Nga bashkëbisedimi i mbrëmshëm në tv1 channel, në emisionin “Perspektivë”)