Mbrëmjen e të martës, më 25 maj 2021, në Tv Star Plus, të ftuarit e gazetarit Erzen Koperaj, në emisionin “Tonight” ishin Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, Imam Bekim Alimi, Kryetar i Federatës Muslimane në Zvicrën Lindore si dhe Imam Didmar Faja, Kryetar i Komuniteti Musliman Shqiptar në Arizona dhe imam i Unitet Islamic Center of Arizona të ShBA-së, të cilët diskutuan mbi sfidat e muslimanëve shqiptarë në perëndim.
Fillimisht, Myftiu shprehu kënaqësinë për vizitën e imamëve të nderuar nga Zivicra dhe ShBA, të cilët me praninë e tyre në Shkodër kanë ndryshuar atmosferën e fetare dhe jo vetëm, ku përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Myftinia Shkodër, kanë sjellë eksperiencat dhe vizionet e tyre, sidat dhe arritjet në drejtim të thirrjes islame në mes të besimtarëve ku ata shërbejnë, por edhe për rolin e çmuar në ruajtjen dhe kultivimin e ndjenjës fetare dhe kombëtare tek brezat e rinj shqiptarë dhe më tej.
Ndërsa, të ftuarit e nderuar, Imam Alimi dhe Imam Faja gjatë këtij bashkëbisedimi të këndshëm, që u përcoll edhe në rrjetet dhe platformat sociale, sollën tek teleshikuesit realitetet nga aktivitetet e tyre të dobishme islame në Zvicër dhe në Arizona të Shteteve të Bashkuara, si dhe disa nga sfidat dhe arritjet e tyre në këto vende, të cilët përhapin në mënyrën më të mirë të mundshme Fjalën e Zotit dhe besimin islam.
Gjatë këtij emisioni ata treguan edhe për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunuese që kanë me klerikët e besimeve të tjera fetare, të cilët së bashku kontribuojnë përmes takimeve dhe veprimtarive në ruajtjen e vlerave të përbashkëta njerëzore.
Për më tej ju ftojmë të klikoni linkun (videon) e mëposhtme për të ndjekur të plotë emisionin televiziv: