Gur varresh, gdhendje identiteti..!

Në momente të caktuara, të pastrosh gur varresh që në heshtjen e tyre të akullt dëshmojnë për madhështinë e identitetit, është më e dobishme sesa të dëgjosh një pafundësi ligjërimesh misionare mbi ndrrimin e identitetit, ndalimin e ezanit, grricjet e të kompleksuarve nga legjendat e “pushtimeve me gjysëm hënë”, qokat e panevojshme të deklarimeve të pamatura, që mbajnë erën e urrejtjes së fshehur, të panevojshme dhe jologjike ndaj Islamit dhe muslimanëve, etj..!?

Ruajeni me fanatizëm e xhelozi identitetin e vlerave dhe mos u tundoni nga reklamuesit e tjetërsimit!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 19 gusht 2021