Ganjollë, Myftiu: “Ta dëshmojmë Islamin, ta mbrojmë tabanin fetar e kombëtar!”

Pasditen e së shtunës, më 18 qershor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi xhaminë e Ganjollës, ku u prit nga kujdestari dhe imami i saj, H. Erion Hasmegaj, i cili e njohu edhe me aktivitetet e klsaj xhamie, kursin fetar dhe përkundesjen e vazhdueshme për ta kthyer atë në një pikë referimi për banorët e zonës dhe vizitorët e shumtë.

I shoqëruar edhe nga përgjegjësi i sektorit të rinisë pranë Myftinisë Shkodër, teologu Ervil Kuçi, Myftiu mbajti edhe një ligjëratë për besimtarët e pranishëm, ku dha udhëzimet dhe këshillat e tij.

Në fjalën e tij, Myftiu falënderoi përkushtimin e besimtarëve të Ganjollës për mirëmbajtjen e xhamisë, për rritjen e aktivitetit, për praninë e fëmijëve dhe të rinjve dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave islame, plot dinjitet e krenari.

Myftiu foli për rëndësinë e ruajtjes së tabanit dhe identitetit islam, pa lëkundje e hezitim, duke thënë se përhapja e Islamit dhe dëshmimi i tij plot krenari, është obligim i dyfishtë për secilin prej nesh sot, obligim fetar dhe kombëtar, në kojën e sfidave të tjersimit dhe zhveshjes nga elementët e vlerave kryesore të tabanit fetar e atij kombëtar.