Myftiu inspektoi punimet për xhaminë e re të Tophanës
Ditën e mërkurë, më 8 prill 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar nga administratori i Myftinisë Shkodër, z. Saimir Dritareti dhe menaxheri i vakëfeve pranë Myftinisë Shkdorë, z. Blendi Alushi, zhvilloi një inspektim për të parë nga afër ecurinë e punimeve në kantierin e xhamisë së re në lagjen Tophanë.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu dhe stafi i tij, panë nga afër punimet thuajse të përfunduara të sallës kryesore të faljes, ato të sallës së faljes për motrat muslimane, dhomën e imamit dhe ambientet shtesë në funksion të këtij projekti të ri, që Myftinia Shkodër po realizon në bashkëpunim me shoqatën “Qatar Charity”.
Myftinia Shkodër falënderon përkushtimin e gjithë të angazhuarve për realizimin me sukses të këtij projekti mëse të domosdoshëm për lagjen Tophanë, si dhe shpreson që bashkëpunimi me “Qatar Charity” të vazhdojë edhe me projekte të tjera të dobishme në qytetin e Shkodrës.









