Edhe dy minare të reja po i shtohen Shkodrës!

Edhe dy minare të reja po i shtohen Shkodrës!

Edhe dy minare të reja po i shtohen Shkodrës!

Fjala ‘minare’, është fjalë e madhe. Është emër simboli. Minare xhamie. Minare që buçet me lajmërimin më të shenjtë e madhështor në jetë. Minare që ndez drita udhëzimi e fton me simbolikën e saj për të bërë kthesë.

Minare, që bën me shenjë nga vetja, për secilin prej nesh, teksa çdo ditë lajmëron: “Hajje ales-salah / Hajje alel-felah”, pra: “Eja në namaz / Eja në shpëtim”!

Sa paqe fal e sa dritë përhap, teksa çdo ditë që kalon, me hijeshinë e saj, në heshtjen e pozitës së saj, flet pa harfe, duke dëshmuar: “Allahu ekber!”…

“Allahu ekber”, mbetet fjalëkalim me të cilin janë ndërtuar civilizime dhe është ndezur shpresa e humbur, kudo e përherë!

Me “Allahu ekber” hapim sytë e me “Allahu ekber” na përcjellin nga kjo botë. Si të thuash, Vetë Zoti Mëshirëplotë, e ka bërë këtë Dëshmi, shoqëruesen tonë më të rëndësishme në jetë.

E, nga këtu, çdo minare, kudo qoftë, mbetet simbol i shenjtë i më madhështores Dëshmi, që shoqëron njeriun në çdo hap të jetës, duke i tërhequr vëmendjen se Vetë Zoti e ka bërë Mëkëmbës e, mëkëmbësve i shkon të jetojnë në shoqërinë e thirrjeve të minareve dritësuese!

Sot, u mbusha me frymë falënderimi, teksa pashë nga afër dy minaret më të reja të Shkodrës, që po marrin formën e tyre përfundimtare, në trupin e xhamisë së re të Tophanës.

Elhamdulilah për mirësinë e minareve në jetë!

Imam Muhamed B. Sytari
Në kantier, më 8/4/2026

https://www.instagram.com/muhamed.sytari