Pritja tradicionale e vizitave për Fitër Bajram

Pritja tradicionale e vizitave për Fitër Bajram 1447/2026

Pritja tradicionale e vizitave për Fitër Bajram

Në atmosferën e ngrohtë dhe festive të Fitër Bajramit, sot më 20 mars 2026, në ambientet e xhamisë së Parrucës në Shkodër u zhvillua pritja tradicionale e vizitave, ku besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe fetare erdhën për të ndarë urimet dhe gëzimin e kësaj Dite të Begatë.

Teologu Arben Halluni së bashku me imamë dhe pjesëtarë të stafit të Myftinisë Shkodër pritën drejtues vendorë nga Prefektura, Këshilli i Qarkut, Bashkia, përfaqësues të subjekteve politike, etj, të cilët përcollën urimet e tyre më të ngrohta për këtë Festë të madhe islame, duke vlerësuar rolin e komunitetit në forcimin e harmonisë dhe bashkëjetesës.

Me rastin e kësaj vizite, Mons. Giovanni Peragine, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, uroi besimtarët muslimanë, duke dhënë një mesazh të respektit ndërfetar, harmonisë dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në qytetin e Shkodrës.