Myftiu priti Hoxhën e dashur, Dr. Zekerija Bajrami

Myftinia Shkodër, 28 prill 2016 .l 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, thirrësin islam nga Shkupi, Dr. Zekerija Bajrami.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu vlerësoi prezencën e Hoxhës së dashur në Shkodër, si dhe e falënderoi atë për ligjëratën e mbajtur në tribunën fetare të organizuar pasditën e sotme nga Myftinia Shkodër dhe Myftinia e Malësisë së Madhe.

Nga ana e tij, Dr. Zekerija Bajrami shprehu kënaqësinë e tij për praninë në Shkodër, sikurse vlerësoi pjesëmarrjen e madhe të besimtarëve të pranishëm, si argument i lidhjes dhe afrimit të muslimanëve me vlerat e fesë së tyre islame.

Bashkëbisedimi u soll edhe rreth aktualitetit të Thirrjes Islame në Shkodër, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit sa më të madh në drejtim të ruajtjes dhe kultivimit të mëtejshëm të besimit dhe vlerave islame në trojet tona shqiptare.

Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe H. Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, z. Kujtim Dervishi, Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Korab Kaja, Drejtor i Fondacionit “Mirësia” etj.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës e ftoi Hoxhën Zekerija Bajrami, që me rastin e Fitër Bajramit të jetë i pranishëm në Shkodër, për të falur Bajramin me muslimanët e Shkodrës.