Një orë me imamin – Fëmijët e kursit veror “Buz’qesh” në një takim të ngrohtë

Një orë me imamin – Fëmijët e kursit veror “Buz’qesh” në një takim të ngrohtë

Një orë me imamin – Fëmijët e kursit veror “Buz’qesh” në një takim të ngrohtë

Ditën e sotme, më 24 qershor 2025, në kuadër të programit të kursit veror intensiv “Buz’qesh”, që zhvillohet në ambientet e xhamisë “Ebu Beker”, Fushë Çelë, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër organizoi një takim dhe bisedë edukative me pjesëmarrjen e fëmijëve/nxënësve të këtij kursi.

Takimi u hap me një përshëndetje nga drejtuesi i sektorit të arsimit, teologu Arben Halluni.

Më pas, imami i Xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku, mbajti një bisedë të vlefshme me fëmijët, ku u fokusua në rëndësinë e sjelljes së mirë, respektit ndaj prindërve dhe mësuesve, dashurisë për dijen dhe lidhjes me Zotin.

Ai theksoi rëndësinë e edukimit fetar dhe moral që marrin fëmijët gjatë këtyre kurseve verore në xhami.

Këshillat e tij u mirëpritën me vëmendje nga fëmijët, të cilët treguan interes dhe përfshirje aktive gjatë bashkëbisedimit me vlera edukative.